Kievi sulmohet sërish në mëngjes, Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Si një sulm i Gjermanisë naziste

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e përshkroi më herët sulmin në Kiev këtë mëngjes si “të tmerrshëm” duke e krahasuar sulmin si një sulm nga Gjermania naziste.

Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste.

Ukraina e mundi atë të keqe dhe do ta mposhtë këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Prisni të gjitha lidhjet. Largoni Rusinë nga kudo.” /albeu.com

 


Shtuar 25.02.2022 07:50