Takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte menduar si një përpjekje për të bindur Rusinë që të tërhiqej nga dërgimi i trupave në Ukrainë.
Ndërsa diplomatët në selinë e OKB-së po kërkonin që Rusia të tërhiqej – “Jepini paqes një shans”, u lut Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres – Presidenti rus Vladimir Putin doli në televizion në atdheun e tij për të njoftuar një operacion ushtarak që ai tha se kishte për qëllim mbrojtjen civilët në Ukrainë.
“Është tepër vonë, të dashur kolegë, për të folur për de-përshkallëzimin”, i tha këshillit ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya. “Unë i bëj thirrje secilit prej jush që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndalur luftën.”
Në një replike që nuk shihet shpesh në dhomën e këshillit, Kyslytsya sfidoi homologun e tij rus të thoshte se vendi i tij nuk ishte në atë moment duke bombarduar dhe granatuar Ukrainën ose duke lëvizur trupa drejt saj.
“Ju keni një smartphone. A duhet ta paraqes këtë video? thotë ai teksa tregon telefonin me videon ku presidenti rus mban fjalimin ku ka shpallur fillimin e luftës. “Ambasador a duhet ta bëj këtë. Mos më ndërprisni ju lutem.”, vijon ai deklaratën.
Ndërkohë Ambasadori rus përgjigjet: Atëherë mos më bëni pyetje kur jeni duke folur. Vazhdoni me deklaratën tuaj.
Ambasadori i Ukrainës përgjigjet: “Ju shpallët luftë. Është përgjegjësi e juaja të ndalojë luftën”.
“Unë kam thënë tashmë gjithçka që di në këtë pikë,” u përgjigj ambasadori rus Vassily Nebenzia./Opinion
View this post on Instagram