Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin, Mamurras. Në oborrin e shtetasit SH.N, ka shpërthyer një sasi tritoli, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISE:
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/