Dënohet me 17 vjet burg Francesco Becchetti

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vjet burg për veprën penale “pastrim parash”, ish-pronarin e “Agon Channel”, Francesco Beccheti, pasi ai kishte ngritur një një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, çështja e Becchettit ka loi në gjykim dhe Prokuroria ka kërkuar 20 vjet burg për të dhe për bashkëpunëtorin e tij, Mauro de Renzis.

Pas vlerësimit të provave në dosjen e prokurorisë, gjykata vlerësoi se Bechetti duhej dënuar me 17 vite burg, kurse de Renzi me 16 vite.

Gjykata dha edhe 8 vite burg për Liliana Condomittin, e cila akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. 8 vite ka qenë edhe pretenca e prokurorisë për Condomittin.

Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikish. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.


Shtuar 23.02.2022 15:14