1 i vdekur dhe 6 të plagosur nga bombardimet e separatistëve pro-ruse

Konfliktet në Ukrainën lindore duket se kanë arritur kulmin në një kohë që Rusia njohu pavarësinë e dy zonave proruse, Donteskut dhe Luhanskut.

Ndërkohë një ushtar ka humbur jetën dhe gjashtë kanë mbetur të plagosur nga bombardimet e sepratistëve pro-rusë në Ukrainën lindore gjatë 24 orëve të fundit, shkruan The Guardian.

Sipas ushtrisë janë regjistruar 96 shkelje të armëpushimit në krahasim me 84 një ditë më parë. Ai tha se forcat separatiste përdorën artileri të rëndë dhe sisteme raketash Grad.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për provokim të dhunës, duke thënë se e përdori si një pretekst për të njohur zyrtarisht Ukrainën lindore si të pavarur dhe për të zhvendosur trupat e saj në rajon, duke nxitur një krizë që Perëndimi druhet se mund të shkaktojë një luftë të madhe./albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 08:36