Mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët po shoqërohet me debate të ashpra mes kryetares Jorida Tabakut dhe dëshmitarit Erion Veliaj.
Tabaku kërkoi gjatë mbledhjen ndërhyrjen e gardës pasi Veliaj publikoi fotot ku janë kapur mesazhet private nga celularët e deputetëve në Kuvend.
Pjesë nga debati:
Erion Veliaj: Ju paskeni lënë namë, ju paskam çuar të gjithë suflerët, ju bëjnë pyetjet. Ja ku i keni.
Jorida Tabaku: Ju keni kapur celularët e deputetëve.I bëj thirrje kryetares së Kuvendit të marrë masa garda për kamerat e Kuvendit që lexojnë celularët e deputetëve.
Erion Veliaj: E bën vetëm një pjesë e opozitës, mos u shqetëso Belind “Shtëpia e Lirisë” është në rregull. Kjo që bëni është turp ke marrë kamerat e Kuvendit.
Erion Veliaj: Jo kamerat e gazetarëve. Gocë Samiu dhe ti çon pyetjet Desada, s’ke turp.