Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, gjatë dëshmisë së dhënë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u pyet dhe në lidhje me përzgjedhjen e tokës për ndërtimin e impiantit dhe vlerën e lartë të shpronësimit të paguar nga bashkia.
Subashi sqaroi akuzat se përse ndryshoi vendi i ndërtimit të inceneratorit të Fierit, nga Portëza në Mbrostar.
Ai tha se ka një ndryshim të vendndodhjes, por një saktësim të koordinatave të asaj sipërfaqeje kadastrale që bashkia kishte vendosur që në fillim.
Pjesë nga dëshmia
Çupi: A ka pasur plan vendor për mënyrën e përpunimit të mbetjeve?
Subashi: Këtu përpara keni planin vendor të përgjithshëm të Bashkisë Fier dhe strategjia e zhvillimit në 15-20 vitet e ardhshme. Dokumenti është përgatitur ngas bashkia Fier. Sipas këtij plani, një nga investimet strategjike që do ndërtohej në bashkinë e fierit është dhe impianti i djegies. Sot shumë qytete vuajnë nga një ndotje e madhe që vjen na mungesa e impianteve. Bashkia e Fierit, mori nismën për ndërtimin e impiantit. Aty jepet dhe përshkrimi i projektit dhe se si mund të financohej. Një nga projektet e tjera strategjike që parashikohet nga ky plan është mbyllja e depozitimit të mbetjeve në Fier.
Çupi: Plani vendor u miratua në 2016 dhe praktika koncensionare nisi në 2015-ën. Ju në planin vendor keni përcaktuar dhe vendin për përpunimin e mbetjeve me djegie. Vendin e kishit caktuar?
Subashi: Për planin e përgjithshëm vendor është parashikuar që të ishte pikërisht aty ky është ndërtuar sot.
Çupi: Po përse e lidhni kontratën me fshatin Portëz? Pse e keni diskutuar dhe me Ministrinë e Mjedisit?
Subashi: Për të kuptuar se pse nga ana jonë u gjykua të shkonim këtu, kjo është pamja (tregon një foto). Për nga terreni është një luginë. Ky është vendi që kemi pasur për qëllim. Duke përshtatur në mënyrë të saktë terrenin me koordinatat e hartës, kjo tokë duhet të merrte zonën kadastrale dhe duhet të ndryshonte fshatin. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke që është saktësuar dhe është përshtatur terreni me zonat kadastrale. Ai pasaktësim që ka ekzistuar në mbledhjen e datës 26.10/2015 është pasaktësim që na ndodh rëndomtë në shumë punë që kemi, edhe kur plotësojmë dosjet e fermerëve. Do të duhet të bëjmë një punë të madhe për të përshtatur terrenin me zonat kadastrale. Në shumë zona ka një rrumpallë të vërtetë me zonat. Do të duhet të bëhet një punë e madhe nga specialistët.
Çupi: Shteti funksionin me dokumente, jo me harta dhe gishta. Pse i shtuat kostos së buxhetit më shumë me truallin?
Subashi: Në datën 24/10/2016 erdhi shkresa nga Ministria e Mjedisit ku na erdhi dhe kontrata. Në ditë më pas, në 25, duke qenë se ishte caktuar një mbledhje e këshillit bashkiak, vendosëm që të shtojmë një pikë të rendit të ditës, fillimin e procedurave për të bërë gati këtë tokë këtu. Meqë jemi te meraku i madh se këtu është bërë një dëm ekonomik që është vendosur nga këtu, dhe diku tjetër, them se këtu nuk bëhet fjalë për tokë shtet. Ky impiant do të ndërtohej këtu dhe jo atje. Në total vlera e shpronësimit do të shkonte në mbi 50 mln lekë. Këtu do të ishte vlera e shpronësimit më e madhe. Kurse këtu ku e kemi është 46 mln lekë.