Subashi dëshmon në Komisionin për Inceneratorët: Kam pasur komunikim disa herë me Zoton

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

I pyetur nga kryetarja e këtij Komisioni, JoridaTabaku, nëse është takuar me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin apo Stela Gugalljan, Subashi pohoi një takim me Zoton për të diskutuar çështjen e depozitimit të mbetjeve.

“Kam pasur komunikim 2 ose 3 herë me Klodian Zoton kur filluam të depozitonim mbetjet në impiant. Kemi bërë disa biseda së bashku me persona të tjerë si do të shkojnë mbetjet, oraret e hapjes se impiantit.

Cupi: A mundet të na e provoni me një dokument se në çfarë cilësie ke qenë në SPAK?

Subashi: Ky është fakt I njohur. Atje nuk kemi marrë ndonjë dokument. deklarimi im është mbajtur nga prokurorët.

Cupi: Ka patur një tendencë për mos marrë përsipër asnjë institucion monitorimin e kontratave. Keni patur përgjegjësi për zbatimin e kontratës?

Subashi: Nuk e mbaj mend saktë por di që ka ardhur një shkresë nga mistria ku na kanë kërkuar 2 përfaqësues.

Cupi: Është paguar koncensionari pa filluar punimet?

Subashi: Nuk e di këtë fakt

Cupi: A ka përfunduar kontrata koncensionare?

Subashi: Me informacionet që kam ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar. I gjithë imianti do të jetë gati shumë shpejt, në përqindje a lekë nuk mund ta them.


Shtuar 21.02.2022 19:34