Suedia merr në ekstradim nga Kosova një person të kërkuar ndërkombëtarisht

Një shtetas suedez, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për përfshirje në vepra të rënda penale që lidhen me narkotikët, është ekstraduar nga Kosova drejt Suedisë më 21.10.2026. Urdhërarresti ishte lëshuar nga institucionet e drejtësisë suedeze.

Ekstradimi u krye nga Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkërendim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Të lidhura

None found

Operacioni u bë i mundur falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Mbretërisë së Suedisë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vijojë shkëmbimin e të dhënave me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare. Ky bashkëpunim synon parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe lokalizimin dhe kapjen e personave e grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.


Shtuar më 21.10.2026 16:31