Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për mirëqenien sociale gjatë shtatorit 2026, ku bëhet e ditur se skema e shtesave për fëmijë kishte 374,652 përfitues dhe pagesa që tejkaluan 13.5 milionë euro.
Për pensionet bazike të moshës u ndanë mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues, transmeton KosovaPress.
Të lidhura
None found
Të dhënat e ASK-së tregojnë se nga pensionet kontributpaguese të moshës përfituan 47,738 persona, ndërsa pagesat për këtë kategori arritën në rreth 11.7 milionë euro. Pensionet parciale kontributpaguese përfshinë 11,493 përfitues, për të cilët u shpenzuan rreth 2.5 milionë euro.
Skema e veteranëve kishte 39,699 përfitues dhe pagesa mbi 7.8 milionë euro. Ndërkohë, për 12,332 përfitues të pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës u paguan rreth 3.8 milionë euro.
Nga skema e ndihmës sociale përfituan 14,664 familje, të cilave iu ndanë rreth 2.2 milionë euro.
Për personat me aftësi të kufizuara u paguan afro 3.6 milionë euro, ndërsa kjo skemë numëroi 21,644 përfitues. Skema për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara kishte 9,394 përfitues dhe pagesa në vlerën 659,100 euro.
Mbështetje financiare përfituan gjithashtu 6,817 lehona të papunësuara, të cilave iu paguan 3.42 milionë euro. Për 2,176 lehona të punësuara u ndanë rreth 1.1 milion euro.
Sipas ASK-së, skemat sociale kanë për qëllim të mbështesin kryesisht të moshuarit, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.






