Ndërsa fustanet e nusërisë mund të kushtojnë më shumë se 1,700 euro, Gina Dodds shkëlqeu në ditën e saj të dasmës me një veshje që i kushtoi vetëm rreth 2 euro.
Gina dhe Jacob Dodds u martuan më 12 gusht në Chester të Anglisë. Për ceremoninë, çifti vendosi të vinte në plan të parë kursimin dhe bamirësinë, ndaj u kërkoi të ftuarve të vishnin rroba të përdorura dhe të mbështesnin kauza bamirësie.
Të lidhura
None found
Fustani i nusërisë dhe unaza e Ginës u blenë në një dyqan bamirësie, ndërsa të ardhurat u përdorën për kauza të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.
Nusja tregoi se e kishte vënë re fustanin rastësisht në vitrinën e dyqanit. Disa artikuj aty kushtonin vetëm 2 paund, rreth 2.30 euro. Megjithëse nuk pati mundësi ta provonte para blerjes, fustani i përshtatej në mënyrë të përkryer kur e veshi në shtëpi.
Gina u kërkoi gjithashtu të ftuarve t’i blinin veshjet në dyqane bamirësie dhe t’i ruanin faturat. Kështu, çifti mund të përllogariste së bashku vlerën e kontributit të dhuruar.

Ajo tha se propozimi u prit me entuziazëm dhe nxiti edhe persona që nuk kishin zakon të blinin veshje të përdorura. Gina u shpreh se ndihej e mrekullueshme me fustanin dhe se ishte e lumtur që dasma e saj ndërthurte kursimin me ndihmën për të tjerët.







