Balla-Berishës: Dil e përballur për 21 janarin, urdhrin e dhe ti apo Basha

Seanca në Kuvend vijon dhe akuzat mes palëve janë të shumta. Së fundmi, në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë vëllezër siamezë dhe të përfshirë në çdo aferë korruptive së bashku.

Balla i kujton Berishës 21 janarin dhe i kërkon të dalë dhe të përballet me kreun demokrat, aso kohe ministër i Brendshëm, se kush e dha urdhrin për të vrarë 4 protestuesit.

“Ti dhe Luli jeni vëllezër siamezë, pasi në të gjithë horlliqet e keni emrin tonë. Afera korruptive e Rrugës së Kombit ku Basha në këtë foltore ka thënë se janë zbatuar ligjet britanike, por është fakt se në atë kontratë nuk u zbatua asnjë paragraf i legjislacionit të prokurimit publik në Shqipëri. Basha me përkrahjen tënde i shpëtoi drejtësisë.

21 janari është një tjetër aferë publike, ka një urdhër nga Lulzim Basha se urdhrin për vrasjen e 4 njerëzve e ke dhënë ti. Dil këtu dhe përballu e bëre ti apo ministri i Brendshëm”, tha Balla.


Shtuar 17.02.2022 14:25