Do të vazhdojë të ushtrojë më tej profesionin e kardiokirurgut? Çfarë vendosi GJKKO për Edvin Priftin

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e mjekut kardiolog Edvin Prifti duke i hequr pezullimin e ushtrimit të presionit.

Prifti, përmes avokatit mbrojtës, i kërkoi gjykatës heqjen e masës, pasi ka përfunduar afati 1-vjeçar i hetimeve të Prokurorisë.

Prifti akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Më herët prokuroria i ka sekuestruar rreth 500 mijë euro Priftit me dyshimin se nuk justifikohet burimi i të ardhurave./albeu.com


Shtuar 16.02.2022 11:48