Një në tetë të rinj në mbarë botën kanë humbje të moderuar deri në të konsiderueshme të dëgjimit sepse dëgjojnë vazhdimisht muzikë në kufje, ndërsa një në tre të rritur me probleme dëgjimi në mbarë botën e ka fituar atë për shkak të ekspozimit ndaj zhurmës.
Problemet e dëgjimit të shkaktuara nga ekspozimi ndaj zhurmës në punë janë reduktuar në vendet perëndimore me marrjen e masave mbrojtëse. Përkundrazi, problemet e dëgjimit janë shtuar për shkak të ekspozimit ndaj zhurmave sociale, si muzika e lartë gjatë argëtimit.
Kjo është arsyeja pse duhet të shmangni sa të mundeni dëgjimin në kufje ose të paktën të dëgjoni me zë të ulët./albeu.com