Franca është vendi që i fal të gjithë ata që kanë pasaporta vaksinimi të rreme.
Rregullat e rrepta anti-Covid në Francë bënë që të lulëzonte tregu i pasaportave të rreme shëndetësore, të nevojshme për të patur qasje në shumë aktivitete.
Personat e pajisur me këto pasaporta do të falen nëse ata vaksinohen.
Në kuadër të këtij vendimi është krijuar edhe një procedurë në qendrat e vaksinimit për të fshirë dokumentet e rreme nga regjistri kombëtar, dhe kështu policia nuk do të ketë në sistem këto shkelje. Sipas të dhënave nga qeveria franceze llogaritet se janë rreth rreth 200,000 pasaporta të rreme të vaksinimit në vend.
Afati i fundit për të marrë dozën përforcuese të vaksinës është zvogëluar në Francë dhe kjo dozë kërkohet katër muaj prej marrjes së vaksinës së dytë, në mënyrë që të vlejë pasaporta shëndetësore. Qytetarët francezë duhet të jenë të vaksinuar apo të shëruar nga koronavirusi për të marrë pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore, për të shkuar në kinema dhe restorante.