Ditët e fundit në vendin tonë është vë re një ulje e ndjeshme e numrit të të infektuarve me Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar 187 qytetarë nga 2 102 testime dhe kanë humbur jetën 6 persona.
Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 90 në Tiranë, 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.
Në orët e fundit janë shëruar nga Covid 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë aktualisht në vendin tonë janë 7 ,980 pacientë aktivë me COVID19.
Statistika (14 Shkurt 2022):
Raste të reja ditore 187
Të shëruar në 24 orë 974
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2,102
Testime totale 1,714,529
Raste pozitive 268,491
Raste të shëruara 257,091
Raste Aktive 7,980
Humbje jete 3,420
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2602
Fier 1115
Gjirokastër 703
Shkodër 648
Elbasan 633
Vlorë 627
Berat 559
Lezhë 364
Korçë 246
Durrës 237
Kukës 197
Dibër 49.