Roma ka arritur të barazojë rezultatin ne sekondat e fundit të lojës ndaj Sassuolos, ku ndeshja u përfundoi me rezultatin 2-2.
Të parët që shënuan ishin kryeqytetasit në minutën e 46-të të pjesës së parë me anë të Abraham nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat dhe me 4 kartona të verdhë. Pjesa e dytë filloi në favorin e vendasve ku Smalling ishte autori i një autogoli në minutën e 47-të të pjesës së dytë.
Rastet ishin të shumta ku konkret tregohet Sassuolo në minutën e 73-të, talenti anësor Traore shënon golin e avantazhit. 5 minuta më vonë Ferrari i Sassuolos ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe Sassoulo mbetet me 10-të lojtarë.
Gjatë kësaj kohe Roma nuk po gjente dot golin e barazimit, pse jo dhe një përmbysje.
Por goli që barazpeshon rezultatin vjen në minutën e 93-të nga Cristante.
Roma tashmë ngjitet në vendin e shtatë me 40 pikë./h.ll/albeu.com