Gosens i jep “gaz”, përgatitet të futet në fushë ndaj Sassuolos

Blerja më e re e Interit, Robin Gosens ende është duke u rikuperuar.

Zikaltërit kanë besim të plotë te anësori gjerman dhe ky i fundit po ecën me ritme të shpejta për t’u rikuperuar.

Sipas “Tuttosport”, Gosens është duke ecur me ritme të shpejta dhe pritet të jetë në stol ndaj Sassuolos, më 20 shkurt. Gjithashtu ai pritet të stërvitet me grupin që nga e hëna.

Totalisht i rikuperuar pritet të jetë në derbi, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.02.2022 15:14