Vettingu dhe 6 marsi, Rama: Patronzhistët kanë nisur punën, çdo gjë që na bashkon është pozitive

Mbledhja e Kryesisë së PS-së ka përfunduar dhe kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për media, për të folur në lidhje me atë çfarë është diskutuar.

Rama tha se mbledhja kishte në fokus Këshillimin Kombëtar, po ashtu në fokus ishin edhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Jemi mbledhur për Këshillimin Kombëtar. Tani është koha për të filluar një angazhim në territor, për të folur me njerëzit lidhur me nevojën për të dëgjuar njëri-tjetrit. Është një proces i ri dhe shpresoj që hap pas hapi të na japi mundësi ta fusin politik në  çështje e rëndësishme. Këto janë vendime të qeverisë për të cilat ne kemi dilema. Nuk ju themi njerëzve na jepni opinione për vendime që shkojnë për tej nesh, ne po i them që për të gjitha këto çështje kemi dilema”, tha Rama.

Rama nuk la pa përmendur patronazhistët për të cilët tha se kanë nisur punën e tyre.

“Kemi folur edhe për zgjedhjet lokale. Kemi folur për numrat. Kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Patronazhistët janë pjesë e PS. Ka nisur puna e tyre. Ata janë në punë si ju në terren dhe kanë nisur punën në terren. Besoj se do kemi rezultat pozitiv madje shumë pozitiv. Çdo gjë që bashkon është pozitive. Arsyet nuk kanë rëndësi para faktit që sot kemi zgjatjen e mandatit për një proces të vështirë për pjesët e veta shumë pozitive.

Nuk ka qenë proces perfekt por një sistem drejtësie në një vend që nuk ka pasur drejtësi kurrë. Në Shqipëri nuk ka pasur kurrë sistem drejtësie. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë nuk mjafton të duash ta kalosh në letër por duhet një durim i madh për ta zbatuar. Ajo që kemi bërë ne këto vite është e paprecedentë. Është lajm i mirë që zgjatet mandati që ai institucion ta çojë deri në fund. Ka akoma shumë llum dhe një pjesë të madhe që nuk e kanë kaluar vettingun. Nuk kam dijeni për negociatat në anglisht”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 21:51