Pas heqjes së fjalës së Berishës, pasi ky i fundit e kishte kaluar minutazhin, kanë nisur debatet mes mbështetësve të tij dhe atyre të qeverisë.
Ndërkohë që vijonte akuzat ndaj Reformës në Drejtësi si edhe ministrave, Felaj i tha Berishës se duhej të ulej tashmë pasi kishte përfunduar minutazhi i lejuar për çdo deputet.
Berisha nuk po ulej dhe në këtë moment ndërhyn nga vendi Flamur Noka duke i kërkuar fillimisht që t’i jepte ish-kryeministrit minutazhin e tij.
Kur Felaj tha se kjo nuk lejohej, Noka i kërkoi edhe një minutë kohë për Berishën.
Pasi edhe kjo kërkesë nuk u mor parasysh, Berisha shkoi në vendin e tij në fund të sallës së Kuvendin, ndërsa Noka ngrihet në këmbë. Në këtë moment, Berisha i përshëndet deputetët mbështetës të tij duke u larguar fare nga salla e Kuvendit, i ndjekur pikërisht nga Flamur Noka./albeu.com/