Avokati Spartak Ngjela, ka marrë sërish vëmendjen e mediave rozë.
Kjo pasi këtë herë komentoi në rrjetet sociale, në foton e këngëtares Rovena Ibrahimi.
Ngjela ka përdorur profilin ku bën analizat e veta gjeopolitike dhe parashikimet se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, me ndërhyrjen e amerikanëve, për të lënë një koment në foton e këngëtares.
Avokati e komplimenton për “bukurinë e veçantë” femërore” dhe “sinqeritetin e syve dhe buzëqeshjes”.
“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”, shkruan Ngjela./albeu.com/