Akademiku Artan Fuga ka bërë një përllogaritje të kostos minimale të jetesës në kryeqytet.
Ai ka futur të gjitha shpenzimet bazike në përllogaritjen e tij dhe ka dalë në përfundimin se kostoja minimale e jetesës shkon në 317.500 për një person.
Në fund ai ka drejtuar me dyshim pyetjen nëse ka vende pune që i ofrojnë kaq lekë në dorë sa për të mbajtur frymën gjallë.
“Fuqia blerëse dhe mbajtja e frymës me bukë dhe ujë
– Qiraja e apartamentit = 200.000 leka
– Ushqimi ditor 30 ditë x 2350 leka në ditë = 69.150 leka
një byrek 200 leka
një kos lufra 500 leka
një kafe në ditë 700 leka
një copë bukë 200 leka
një banane 200 leka
një klie domate 500 leka
një shishe uji të pishëm 500 leka
———–
2350 leka
– Ujë, drita, energji elektrike, Internet, telefon celular, pajtim te digjitalbi = 22.000 leka
– Qethje flokësh, rruajtje mjekre, larje dhëmbësh, sapunisje trupi, prerje thonjsh, locion pas rroje = 16.00 leka
– Riparim këpucësh, arnim pantallonash, qepje kopsash këmishe, pagesa ashensori, pastrim shkallësh 24. 000 leka
– Kuponi i autobuzit urban 17.000 leka
– Lekë për cingare – duhani
Gjys pakete 500 lekë x 30 ditë = 15.000 leka
————–
Shuma
15.000
17.000
24.000
16.000
22.000
23.500
200.000
————–
317.500 leka të vjetra
Ofron kush një vend pune me 317.500 lekë të vjetra në dorë sa për të mbajtur frymën gjallë?”, ka shkruar Fuga./albeu.com/