Pozon me bikini 5 javë pas lindjes, kështu mund të dukej vetëm Emily Ratajkowski (FOTO LAJM)

Para pesë javëve, Emily Ratajkowski solli në jetë fëmijën e saj të parë.  Emily publikoi para disa ditësh foton e parë me fëmijën dhe ndryshe nga ç’tha para lindjes zbuloi emrin dhe bashkë me të edhe gjininë e bebushit.

“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, shkroi ajo përkrah fotos së ëmbël.

Së fundmi, modelja bukuroshe ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale një video, për të treguar se si ka ndryshuar trupi i saj që pas lindjes dhe s’po ju besojmë dot syve.

29-vjeçarja shihej e veshur me bikini teksa pozonte para pasqyrës ku të gjithë fokusuan barkun e saj të sheshtë dhe format perfekte.

Kujtojmë se ajo bëri të ditur se ishte në pritje të ëmbël disa muaj më parë përmes një seti fotografik dhe një interviste të dhënë për revistën “Vogue”. Gjatë kësaj interviste ajo u shpreh se gjininë e fëmijës do e zbulonte kur ai të mbushte 18 vjeç dhe ta caktonte vetë orientimin e tij/saj seksual, por fjalën nuk e mbajti.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, u shpreh Emily.


Shtuar 14.04.2021 14:46