Ndërsa policia vazhdon hetimet për Mason Greenwood, vajza 18-vjeçare që e akuzoi atë për dhunë seksuale në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë ditëve të fundit.
Imazhet dhe audiot e shpërndara nga akuzuesi në mediat sociale të dielën u bënë shpejt virale, me Greenwood të arrestuar nga Policia e Manchester-it më vonë atë ditë. Ai u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual, ndërsa u arrestua edhe për kërcënime për vrasje më vonë gjatë javës.
Tani, e reja ka postuar në rrjetet sociale, duke shpërndarë një postim në Instagram të enjten.
“I jam mirënjohës të gjithëve që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi, faleminderit”, nisi deklarata e saj.
“Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe unë jam duke pushuar nga rrjetet sociale ndërsa policia bën hetimet e saj”.
Heshtjen e thyen edhe trajneri i Greenwood
Ndërkohë, në Manchester United, Ralf Rangnick ka ofruar komentet e tij të para publike për këtë çështje, me klubin që e ka pezulluar Greenwood pas publikimit të lajmit.
“Kemi pasur një javë normale me pesë seanca stërvitore, duke përfshirë stërvitjen e sotme”, tha trajneri gjerman për mediat në një konferencë për shtyp të mbajtur të enjten.
“Natyrisht ishte një temë brenda ekipit. Ata janë qenie njerëzore dhe Mason ishte pjesë e grupit përpara se të kishim pushimin tonë.
“Ne kemi pasur diskutime të brendshme, por jam i sigurt që të gjithë do ta kuptojnë se diskutimet e brendshme duhet të qëndrojnë të brendshme.
“Është një situatë e pazakontë për të gjithë.”
Rangnick madje zbuloi se arrestimi dhe pezullimi i Greenwood ishin ndër arsyet e qëndrimit të Jesse Lingard në klub.
“Ne kishim një problem me Mason Greenwood dhe të qenit pa një lojtar për momentin, kjo na dërgoi në situatën për të mbajtur Lingard në ekip,” u shpreh ai./ h.ll/albeu.com