U lirua me kusht pas akuzave për përdhunim, Greenwood e rrit sigurinë në vilën e tij

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, e ka shtuar sigurinë në vilën ku jeton, pasi u lirua me kusht të mërkurën.

Ai është në pritje të përfundimit të hetimeve për dyshimet se ka kryer veprat “përdhunim” dhe “sulm”.

Greenwood qëndroi në qeli për tri net. Ai u arrestua pasi e dashura e tij publikoi video-incizime që pretendonin se Greenwood e ka detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Greenwood ka punësuar dy roje private dhe ka sjellë një ekspert për instalimin e kamerave të sigurisë që janë në gjendje të xhirojnë nga tetë kënde të ndryshme.


Shtuar 3.02.2022 21:20

Tags: