Paralajmëron Berisha: Do të bëjmë sërish betejë për marrjen e selisë, por pas zgjedhjeve lokale

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Çim Peka Live” në Syri Tv, se beteja për selinë e Partisë Demokratike do të vazhdojë pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

“Çdo demokrat e sheh si një logo të burgosur dhe nuk është gjë tjetër veçse një motiv për ta çliruar sa më parë.

Ne betejën do ta vazhdojmë, ju garantoj, revolucioni nuk ndalet.

Por, këto 45 ditë revolucioni përqendrohet tërësisht te vota dhe ne po shkojmë drejt votës.

Ne do t’i rikthehemi, selia është e jona, logoja është e jona”, u shpreh Berisha./albeu.com/


Shtuar 31.01.2022 23:09