Goli i anulluar i Ronaldos ndaj Serbisë, dënohet gjyqtari holandez

Gjyqtari anësor, Mario Diks është dënuar nga Federata e Futbollit të Holandës.

Ky dënim vjen pasi në ndeshjen Serbi – Portugali, Diks nuk pranoi golin e rregullt të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Edhe pse topi kaloi dukshëm vijën, për holandezin nuk ishte gol.

Ekipi i gjyqtareve në Holandë e kanë larguar nga lista arbitrin. Ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtoj për ndeshjet e Kampionatit Europian ‘Euro 2020’.


Shtuar 13.04.2021 15:42