Detaje rrëqethëse: 18-vjeçarja pa me sytë e saj si u ekzekutua i ati me kallashnikov në Dibër

Janë zbardhur detaje të rëja nga krimi që ndodhi mëngjesine  sotëm në Dibër ku u ekzekutua në sy të vajzës Xhetan Konesha.

Burimet bëjnë me dije se 18-vjeçarja ishte bashkë me të atin dhe të dy po hipnin në furgon për të ikur drejt qytetit, në momntin që iu pre rruga nga dy vëllezërit Mera, të cilët janë edhe autorët e krimit të rëndë.

Adoleshentja pa me sytë e saj se Muhamet dhe Altin Mera bënë gati kallashnikovin dhe qëlluan drejt babait të saj.

Më pas Konesha është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë. Për ngjarjen është vënë në pranga Muhamet Mera, ndërsa është shpallur në kërkim, Altin Mera, i cili është arratisur në pyll. Ngjarja ka pasur si pikënisje një sherr për motive pronësie. /albeu.com/

 

Shtuar 13.04.2021 03:04