Rrahmani: Po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua

Amir Rrahmani po shfaqet lojtar i çmuar në shumë pikëpamje. I kthjellët, i vëmendshëm, lider në mbrojtje që kur Koulibaly nuk ka luajtur përkrah tij.

Me pak fjalë, nuk është rastësi që në fillim të sezonit e nisi nga fundi sa i përket hierarkisë dhe më pas kaloi Kostas Manolasin, i cili u shit në Greqi.

Futbollisti dardan vitet e fundit ka luajtur ndeshje të rëndësishme me fanellën e vendit të tij, duke fituar përvojë ndërkombëtare, e vënë në shërbim edhe të skuadrës napolitane.

Por Rrahmani ka dashur të shprehë zhgënjimin për qëndrimin e shtypit, medias dhe ndoshta tifozëve italianë: ai po vlerësohet pak në Serinë A.

Në një intervistë për gazetën “Roma”, mbrojtësi i Napolit shprehet:

“Po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua. Kështu kam menduar gjithmonë. Me sa duket, kombi im nuk është shumë i konsideruar në aspektin futbollistik. Kjo do të thotë që duhet të punoj më shumë për të tërhequr vëmendjen e kritikëve”

Duket qartë se Rrahmani tashmë ka hyrë në zemrat e fansave për paraqitjet e tij të mira. Sigurisht që të qenit në krah të Koulibaly të jep qetësi.

Në të vërtetë, Amir pohon se është gati të marrë trashëgiminë e Kalidou: “Është përgjegjësi e madhe, sepse Kalidou është lider. Por nëse kjo ndodh, nuk do të ketë probleme. Do të jetë privilegj”.


Shtuar 28.01.2022 17:05

Tags: