Yuri Kim takohet me kreun e Gjykatës së Lartë: Folëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Kim shkruan se bashkë kanë folur për vakancat që po reduktohet dhe futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem.

“Takimi produktiv me Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë, SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan Kim./albeu.com