Mediat e huaja thanë se gjatë kohëve të fundit ishte përgatitur një plan I mirëmenduar për vrasjen e presidentit serb Aleksadër Vuçiç.
Më pas raportet sekrete nxorrën edhe më shumë detaje mbi këtë plan të mirëmenduar.
Në raportim thuhet se është përgatitur një snajper ushtarak dhe janë përpunuar të paktën dy plane ekzekutimi.
Sipas mediave, vrasja e Vuçiq është urdhëruar nga të huajt dhe se është zgjedhur një snajper i strukturave ushtarake, që sipas Europol ka shërbyer më parë për vrasje nga mafiat dhe shërbimet perëndimore.
Avokati serb, Goran Petronijeviq ka deklaruar se ai beson se një shërbim i fuqishëm inteligjent i një vendi evropian qëndron pas planeve për vrasjen e Vuçiq, shkruan Tanjug.
“Bëhet fjalë për bashkëpunimin e disa shërbimeve të huaja, por përvoja ime tregon se është një vend më i ekspozuar kur bëhet fjalë për këto gjëra”.
Ai thekson se në mesin e emrave të dyshuar, janë anëtarë të një klani kriminal apo pjesëtarë të shërbimeve të vendeve fqinjë, si Mali i Zi.
Ndryshe së fundi në Serbi pati një ngritje të instancave hetuese deri në inteligjencë lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me kërcënimet e mundshme ndaj Vuçiq./albeu.com/