Manchester United thuhet se ka kërkuar nënshkrimin e mesfushorit të Marseille, Boubacar Kamara gjatë merkatos së dimrit.
Kamara ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me ‘Les Olympiens’ dhe për këtë arsye është i lirë të negociojë një kontratë me klube të tjera për verën e ardhshme.
Megjithatë, Manchester United dëshiron të sigurojë shërbimet e Kamara gjatë merkatos së dimrit për një tarifë të reduktuar, pasi Ralf Rangnick kërkon të forcojë opsionet e tij në mesfushë.
Nëse Manchester United do të jetë në gjendje të finalizojë një marrëveshje për Kamara, ata do të marrin një nga lojtarët më të rëndësishëm të Marsejës.
22-vjeçari ka qenë një personazh i qëndrueshëm në mes të parkut për Marsejën, duke bërë 23 paraqitje deri më tani këtë sezon dhe duke qenë kapiten i skuadrës në disa raste. Mesfushori do t’i ofronte Rangnick një alternativë ndaj Scott McTominay dhe Fred, si dhe mund të hapte derën për një largim të Paul Pogba./ h.ll/albeu.com