Kujdes! Mos e pini kurrë kafenë pas kësaj ore

Ora shënon 17.00 dhe ju ndodheni në punë ose në shtëpi dhe iu kap dembelizmi, ndoshta dreka ishte më e rëndë seç duhet… gjëja e parë që iu shkon në mendje është të pini një kafe.

Por mos u nxitoni! Pasi konsumimi i kafesë në orët e pasdites ka më shumë humbje shëndetësore sesa përfitime.

Ja disa prej efekteve të konsumimit të kafes pas orës 15:00:

1.Ndërprerja e sekretimit të melatoninës.

Pirja e kafesë në orët e pasdites, sipas studimeve, ndikon në sekretimin e këtij hormoni, i cili është shumë i rëndësishëm për të patur një gjumë të qetë natën.

2.Më pak gjumë

Sipas kërkimeve nga Universiteti i Tel-Avivit kafeina ndikon në orët e gjumit. Nëse e konsumoni kafenë pas orës 15:00 ose do te flini vonë ose do t’ju ndërpritet shpesh gjumi natën.

3.Një cilësi mjaft e keqe e gjumit

Është e provuar tashmë se, tek shumë njerëz konsumimi i kafesë është faktor ndikues në cilësinë e gjumit. Melatonina fillon prodhohet dy orë para se të na zërë gjumi.


Shtuar 21.01.2022 18:20

Tags: