Një grindje mesa bandave ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve italo-shqiptare që merreshin me trafikimin e drogës.
Mediat italiane raportojnë se grupet kriminale drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’ ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe ai i cili drejtonte grupin rival.
Sipas policisë italiane u shmangën disa vrasje të mundshme, ndërsa pas një askioni “Blic” u arrestuan 27 persona, mëngjesin e sotëm. Grupet kishin përplasje të hershme mes tyre ndërsa në të shkuarën nuk kishin munguar as viktimat. Mediat italiane përmendin vrasjen e Selavdi Shehajt i njohur si “Simoncino”, shqiptar i vrarë në plazh në vitin 2020, apo Fabrizio Piscitelli, i njohur si ‘Diabolik’, i vrarë në mes të ditës, ku sipas hetimi të fundit nga karabinierët, ai ishte shumë pranë Elvis Demçes.
Kush janë Ermal Arapaj dhe Elvis Demçe
Hetimet nisin vite më parë. Ishte data 27 dhjetor 2017 kur në Artena është gjetur trupi i djegur i Cristian Di Lauro, i zhdukur ditën e Krishtlindjeve. Një vrasje brutale u desh që karabinierët të nisin një sërë hetimesh dhe në këtë mënyrë të thellojnë njohjen e Arapajt dhe sesi ai kishte ngritur një grup të mirë strukturuar. Demçe, nga ana tjetër, përfundon në sferën e hetimit në prill 2020, menjëherë pas lirimit me dhënien e arrestit shtëpiak.
Kështu, hetimet e zgjatura në periudhën 2017-2020, bënë të mundur hipotezën e funksionimit të dy grupeve italo-shqiptare, “me një strukturë organizative solide dhe të armatosur”.
Sipas hetuesve, një rëndësi të veçantë ka figura e Demçes, e cila ishte makth në periferinë lindore të Prenestinos. Me pak fjalë, një kriminel i gatshëm të bëjë gjithçka. Emri i tij përfundoi gjithashtu në qendër të hetimeve për vrasjen e Federico Di Meo në 2013.
Rritja e Demçes dhe dhuna në mbledhjen e borxheve
Më 27 korrik 2020, u shfaqën prova në lidhje me blerjen e një ngarkese të madhe droge nga grupi Demçe. Droga u sekuestruar më pas më 7 gusht. Policia ndaloi një makinë Porsche Macan me dy të rinj në bord ku në bagazh u gjetën 900 qese hashash me një peshë totale rreth 90 kilogramë. Sipas aktakuzës, djemtë e Demçes përdorën forcë kundër rivalëve apo blerësve që nuk paguanin. Në një rast, në San Basilio, ekipi i dhunshëm i Demçes praktikoi zhvatjen ndaj dy vëllezërve, në një nga sheshet më të lulëzuara të farmacive në Romë, për të rikuperuar një “kredi” prej 100 mijë eurosh, të ardhur nga tregtia e drogës.
Grupi i Arapajve
Më shumë në periferi, vepronte grupi Arapaj, i cili kishte një bazë operacionale në Velletri. Nga sa u konstatua, grupi kriminal akuzohet se ka krijuar “biznesin e tij nëpërmjet dërgesave të lëndës narkotike në formë “delivery” dhe në shtëpi”, për të shmangur kontrollet e shpeshta. Më tej, nga elementët e përfituar për të blerë kokainë me pakicë, grupi merrte furnizime nga bashkatdhetarë shqiptarë në zonën e Porto San Elpidio, komunë në provincën e Fermos në rajonin Marche, ndërsa jashtë vendit i referohej tregtisë holandeze dhe kolumbiane. Një partneritet aktiv në Romë dhe provincën e saj, me të dyshuarit që përdornin të dyja shtëpitë e tyre, ku ruanin një pjesë të sasive të lëndëve narkotike për t’u dorëzuar klientëve, si dhe garazhet e përdorura për aktivitetin të paligjshëm si bazë mbështetëse.
Sherri mes Arapajt dhe Demçes
Në grupin Arapaj, krahina ishte ndoshta e ngushtë. Për Demçen, Roma nuk mjaftoi. Kjo është arsyeja pse të dy, më parë në paqe, filluan një luftë. Sipas karabinierëve pati një rritje të tensionit kur Elvis Demçe filloi të kërkonte kontrollin e “farmacive” Velletri të menaxhuara, deri në ditën e lirimit, nga Ermal Arapaj. Bisedat e përgjuara konfirmuan urrejtjen e Demçes ndaj bashkatdhetarit të tij, i cili pas arrestimit kishte marrë drejtimin e zonës, por pa i dhënë asnjë lehtësim ekonomik.
Një fyerje. Kështu, mungesa e kompensimit e bëri Demçen të planifikonte një pritë kundër rivalit të tij më 9 korrik 2020, në komunën e Lanuvios. Një pritë në të cilën Arapaj ka arritur të shpëtojë duke qëlluar i pari dhe duke goditur në këmbë një nga ekzekutorët e caktuar nga Demçe. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes i vuri zjarrin në Velletri, duke dëmtuar vilën dhe makinat e Arapajt.
Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Një pushim për një kohë të shkurtër. Aq sa, me kthimin në Itali, Arapaj kishte filluar të planifikonte me shumë detaje vrasjen e Demçes. Një plan vrasës, megjithatë, i penguar nga hetimi i operacionit ‘Alba Bianca’, i 9 shkurtit 2021 dhe i realizuar nga karabinierët, ku Arapaj përfundoi në pranga.
Në aksionin për arrestimin e Arapajt, u gjet një pistoletë model Steyr 40 me numër serie të gërryer, një karikator me 12 fishekë dhe një maskë silikoni. Pajisje këto që synohej të përdoreshin në vrasjen e rivalit Elvis Demçe. /abcnews.al/