Ish-Kryeministri Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Shkodrës, në 32 vjetorin e kryengritjes anti-komuniste të Postribës.
Takimi po mbahet në Pallatin e Sportit të qytetit, ku duket se ka pasur pjesmarrje të lartë të mbështetësve.
Të pranishëm në takim janë edhe Gent Strazimiri, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe deputeti Belind Këlliçi.
Ndërkohë në të njëjtën kohë në Fier, kryedemokrati Basha po mban takim me demokratët atje./albeu.com/