Basha nis takimin me demokratët e Fierit, mbështetësit e presin me brohoritje (FOTO & VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur takimin me demokratët e qytetit të Fierit, takim i cili po mbahet në teatrin Bylis të qytetit.

Në takimin e Bashës është pjesëmarrës edhe Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe personalitete të tjerë.

Gjatë hyrjes së Bashës, demokratët e kanë pritur me brohoritje dhe duartrokitje.

Ndërkohë në të njëjtën kohë, ish-kryeministri Berisha po mban takim me mbështetësit e tij në Shkodër, në 32 vjetorin e kryengritjes anti-komuniste të Berishës./albeu.com/