Budina i përgjigjet Ramës: Nuk kam fyer asnjeri, ke shkelur Kushtetutën me ligje speciale

Regjisori Edmond Budina ka reaguar pas apelit të bërë nga kryeministri Rama, i cili i drejtohej seka të drejtë të mendojë ndryshe nga artistët e tjerë që ishin pro shembjes së Teatrit Kombëtar, por nuk ka të drejtë të fyejë apo shpië.

Budina ka thënë për Abc Neës se nëse mosbindja civile është fyerje, atëherë ai nuk ka fyer asnjeri. Përkundrazi shton ai, “jam një qytetar i rregullt i këtij vendi.

Edmond Budina: Në qoftë se mosbindja civile është fyerje, atëherë unë nuk e kam fyer. Unë nuk e kam fyer, jam në të drejtën time. Ai e ka shkelur Kushtetutën me ligje speciale, une jam një qytetar i rregullt i këtij vendi që kërkoj më të mirën për vendin tim. Unë ja u kam thënë 100 herë, a nuk është aferë korruptive fakti që ne t’i gjejmë lekët për të ristrukturuar teatrin dhe të bësh një teatër tjetër në vend tjetër. Më mirë të kishim dy teatro ku edhe ata emra që ti përmend të luanin në 7 teatro. Kjo është nevoja e Shqipërisë, jo të shkatërrosh sa më shumë. Unë s’ju kam asnjë faj. Kam bërë detyrën time dhe nuk kam fyer asnjëri.


Shtuar 17.05.2020 13:19