Inter del me njoftim zyrtar: Asnjë i infektuar me koronavirus

Stafi dhe lojtarët e Inter iu janë nënshtruar testeve për koroanvirus, dhe sot gjatë ditës janë bërë të ditura rezultatet.

Sipas faqes zyrtare të skuadrës ‘Zikaltër’, asnjë anëtar apo lojtar i skuadrës nuk ka rezultuar pozitiv.

Të lidhura

None found

“FC Internazionale Milano njofton se të gjitha rezultatet e testeve të së premtës nga stafi dhe lojtarët e klubit janë kthyer si negative”, thuhet në njoftim.

Inter tashmë është gati që të rinis seancat stërvitore në grup, të cilat lejohen të zhvillohen qysh nga nesër.


Shtuar më 17.05.2020 13:15