30 raste të reja me koronavirus dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoni

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, dy viktima janë nga Tetova të moshës 57 dhe 78 vjeç ndërsa i treti është nga qyteti i Velesit, i moshës 58 vjeçe.

Nga spitali i Strugës është njoftuar për vdekjen e një vajze 14 vjeçe, e cila kishte ndërruar jetë rrugës për në Klinikën Infektive në Shkup. Ajo ishte pranuar në spitalin e Strugës në gjendje të rëndë shëndetësore. Në Shkup do të testohet për koronavirus.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë, gjithashtu ka bërë të ditur për 30 të infektuar, shifër kjo e lartë në krahasim me tre ditët e fundit. Numri më i madh i të infektuar është në Shkup me 11 raste dhe në Tetovë me 6 raste.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se janë shëruar 26 persona me koronavirus ndërsa ka dalë me një pasqyrë edhe për punonjësit shëndetësor duke bërë të ditur se 91 për qind e të infektuarve me COVID-19 janë shëruar plotësisht.

Nga 247 punonjës sa ishin infektuar, 227 kanë fituar betejën me koronavirus dhe janë kthyer në vendet e punës ndërsa 20 të tjerë vazhdojnë të jenë nën kujdes mjekësor.

Aktualisht nga 1,792 të infektuar, 1293 janë shëruar ndërsa 398 ende janë aktivë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 39 persona e kanë shkelur ndalesën për lëvizje dhe 30 prej tyre janë shoqëruar në polici për procedurë kundërvajtëse ndërsa kundër 9 të tjerëve do të ngriten padi penale


Shtuar 17.05.2020 13:24