Pas përplasjes së ndodhur në selinë blu më 8 janar dhe përjashtimeve nga partia që beri kryetari Lulzim Basha me grupin e tij, ndryshime të tjera janë bërë në Partinë Demokratike.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar janë bërë ndryshime që kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.
Ndryshimet janë si më poshtë:
Kryetari i Grupit Parlametar, Enkelejd Alibeaj
Nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)