Sjellja e Leonardo Bonuccit mund të ketë një bisht të rëndë në nivelin e drejtësisë sportive menjëherë pas golit të Sanchez. Siç dihet, mbrojtësi i Juventusit, pas Interit 2-1, sulmoi Cristiano Mozzillo-n , menaxherin e zikaltërve.
Pasi Sanchez shënoi, Mozzillo filloi të festonte dhe Bonucci ndodhej aty pranë. Fjalët e tij ishin të ashpëra ndaj menaxherit zikaltër.
“Mos festo para fytyrës time! Çfarë dreqin po bëni?? Do të të vras!”, këto ishin fjalët e Bonuccit kundrejtë Mozzillos ku u shoqëruan dhe me disa shtyrje dhe një goditje në pjesën e kraharorit.
Bonucci tashmë rrezikon një dënim që mendohet se nuk do të jetë aspak i lehtë. Pamjet filmike janë marrë nga Prokuroria Federale dhe po pritet verdikti i gjyqtarit./ h.ll/albeu.com