Humbja ndaj Realit, Laporta zbret dhe motivon lojtarët: Tani duhet të fillojmë vetëm të fitojmë

Barcelona u mposht ditën e djeshme nga Real Madridi në kuadër të gjysmëfinales se Superkupës së Spanjës me rezultati e ngushtë 3-2, pas 120 minutave lojë.

Përkundër rezultatit, ekipi i drejtuar nga Xavi bëri një performancë të mirë duke mos u dorëzuar në asnjë moment.

Një humbje që la një shije të mirë për drejtuesit e klubit, që shpresojnë se kjo skuadër tanimë po merr formë dhe po lufton në çdo ndeshje.

Pas përfundimit të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së Barcelona ka zbritur presidenti i Laporta ku mbajti një fjalim motivues.

Faleminderit, sot katalanasit janë krenarë për ekipin e tyre, kjo është rruga dhe jam i sigurt se do ta arrijmë”, tha ndër të tjera Laporta. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 12:55