Sot është mbledhur Kolegji i Kryetarëve të PD-së në selinë blu ku mësohet se kryetarët e degëve te i kanë kërkuar Lulzim Bashës të dalë në terren dhe të takojë demokratët.
Burime bëjnë me dije se kryetarët e degëve, kanë kërkuar të dalin në terren për të komunikuar me struktura, përfshirë këtu dhe kryetarin Basha.
Këtë kërkesë disa prej kryetareve të degëve e kanë bërë për Kryetarin, nënkryetarët, Sekretarin, Kryesinë dhe deputetët.
Sipas tyre është e domosdoshme dalja në terren në situatën aktuale ku ndodhet PD.
Mësohet se kryetarët që kanë bërë këto kërkesa janë:
Lefter Geshtenja -Dega 7, Tirane
Agron Kapllanaj – Dega Fier
Isa Sakja – Dega Kavaje
Xhevdet Amulli – Dega Shkodër
Basha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës./albeu.com