Me shkallë e litarë, protestuesit ngjiten në muret e selisë, thyejnë kamerat e sigurisë (VIDEO)

Pasi kanë dështuar përpjekjet për t’u ngjitur në katin e dytë përmes korridoreve pas hapjes së dyerve, protestuesit e Berishës kanë zgjedhur një formë alternative.

Ata kanë tentuar të ngjiten përmes litarëve të lidhur në tarracën e godinës dhe shkallëve metalike.

Të gjitha dyert hyrëse në godinë janë hapur me forcë nga protestuesit por dyert e brendshme pengojnë ngjitjen e tyre lart.


Shtuar 8.01.2022 12:07