Berisha nga selia: Rama ka që dje që përgatit kurthe për Bashën, e ka rrethuar me gardistë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia e PD-së ka folur para mbështetësve të tij, ndërsa akuzoi fort kryeministrin Edi Rama se po përgatit kurthe.

Mes të tjerash Berisha ironizoi Bashën, ndërsa tha se ai është rrethuar nga gardistë.

“Mbështetësit që kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim Shëmtirës, që të kthejnë ata në shtëpinë e lirisë. Kini mirëkuptimin tim. Do komunikoj me referendarët e lirisë. Shikoni, shikoni si e kanë mbushur. Kanë vendosur postblloqe pas postblloqesh. Edvin Rama ka nga dje pasdite dhe deri sot qe përgatit kurthe për Lulzim Pengun. Prit që të vë maskën. Pjesëmarrja është kthimi i këtij bunkeri në shtëpinë e lirisë. Siç e ka statuti i saj. Basha është i rrethuar nga gardistë, me kundërgaz. Ai është i rrethuar nga gardistët. Shko merr ndonjë pamje. ku e dini ju që është në mbledhje. Është i rrethuar me gardistë”, tha Berisha.

 


Shtuar 8.01.2022 11:58