Kieran Trippier është lojtari më i ri i Newcastle, duke regjistruar kështu goditjen e parë të madhe pas blerjes nga sheikët.
Ky transferimin i ka kushtuar “The Magpies” vetëm 12 milion funte.
Mbrojtësi i djathtë ishte një lojtar titullar i Atletico Madridit që kur mbërriti në verën e 2019 duke zëvendësuar Jounfran dhe tanimë ka përmbushur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premier League.
Në fakt anglezi ishte pranë Manchester United edhe gjatë verës së kaluar por operacioni nuk u mbyll me sukses. r.t/albeu.com
✍️ Newcastle United are delighted to announce the signing of Kieran Trippier from Atlético Madrid on a two-and-a-half-year deal!
Welcome, @trippier2!
⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) January 7, 2022