Nuk hynë dot në selinë blu, FRPD: Ne nuk jemi rreziku, kjo është e turpshme

Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbërritur paraditen e sotme në selinë blu, ku do të zhvillonin një mbledhje. Ashtu si anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe ata nuk janë lejuar të hynë në ambientet e brendshme të godinës me justifikimin se po kryhen punimet.

Në një prononcim për media, anëtarët e FRPD-së janë shprehur se situata me të cilën janë përballur është e turpshme.

“Jemi thirrur sot për protestën e së shtunës dhe u përballëm me dyer të mbyllura. Është situatë e turpshme, është hera e parë që ndodh në kaq vite, nuk është prona e askujt por e demokratëve.

Nuk ka nevojë që të njoftohet administrata për çdo hyrje, ne kemi hyrjen tonë. Ne nuk jemi rrezik për këtë seli, që thjesht duam një mbledhje organizative për të diskutuar mbi protestën.

Patjetër që do të jemi në 8 janar në protestë”, tha një prej anëtarëve./albeu.com


Shtuar 6.01.2022 12:28