Reshje shiu dhe erë! Si pritet të ndryshojë moti në mesditë, ulen temperaturat

Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri , veriperëndim dhe jugperëndim. Borë e dobët në alpe. Gjatë reshjeve parashikohet mjegull e mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zona malore 4 deri 13°C

Në zona e ulëta  5 deri 18°C

Në zona bregdetare 9 deri 18°C/albeu.com/


Shtuar 6.01.2022 09:12