Artan Hoxha: Pretendohet grup nga Maqedonia e Veriut ndodhet në selinë blu, po mbrojnë Bashën

Mbrëmjen e djeshme në studionin e emisionit “Opinion” janë bërë deklarata të forta. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Keltis Kruja është shprehur se në selinë e PD ka persona të armatosur që mbrojnë kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se është pretenduar se një grup personash të ardhur nga Maqedonia e Veriut kanë shkuar në selinë e PD për të mbrojtur Bashën. H

Pjesë nga diskutimi

Artan Hoxha: Po kishte njerëz të armatosur pasi njerëzit që shoqërojnë Bashën janë katër dhe janë të armatosur.

Blendi Fevziu: Janë të gardës?

Artan Hoxha: Po, pikërisht pra

Keltis Kruja: Kanë qenë njerëz të tjerë të armatosur kur ka ndodhur bastisja e zyrave të FRP, sepse përmes një dere tjetër për te zyra e kryetarit të PD.

Artan Hoxha: Te e Bashës.

Kletis Kruja: E kryetarit të PD, jo e Bashës. në atë moment ka patur njerëz të armatosur për të cilët kanë referuar anëtarët e FRPD dhe janë identifikuar dhe do i bëjmë të ditur në një moment tjetër.

Artan Hoxha: Është pretenduar se një grup nga Maqedonia e Veriut kanë ardhur aty në mbështetje të kryetarit të PD. Është thënë që kanë ardhur, por duhen identifikuar./


Shtuar 6.01.2022 09:11