Romelu Lukaku “i shkel” syrin inter-it me një veprim në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Romelu Lukaku është shprehur hapur pak ditë më parë se nuk është i kënaqur tek Chelsea dhe dëshiron rikthimin e tij tek Inter.

Nga shtëpia zikaltër nuk ka folur askush dhe kanë dëshiruar të qëndrojnë të heshtur për këtë çështje.

Nga ana tjetër Lukaku ka bërë një tjetër veprim në rrejtin e tij social Facebook duke “thumbuar” përsëri Interin. Sulmuesi belg është i penduar që është larguar nga ekipi italian dhe nuk i hiqet nga mendja ish-ekipi i tij.

Lukaku në Facebook ka ndryshuar te opsioni “bio” përshkrimin. Më parë aty shkruhej “Chelsea” ndërsa tani ai e ka ndryshuar në “Inter Milan”.

Është e qartë se Lukaku pret një ofertë nga ana e zikaltërve për t’u rikthuer përsër./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 3.01.2022 16:00